IndeksOnline ka raportuar në vazhdimësi për një plagosje në fshatin Vitomiricë të komunës së Pejës.
Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, për IndeksOnline, ka thënë se është arrestuar i dyshuari dhe është sekuestruar arma e përdorur.
Rugova tha se sipas informatave fillestare plagosja ka qenë aksidentale.
“Rreth orës 19:40 minuta Policia u informua për një plagosje që ka ndodhur në Vitomiricë të Pejës. Menjëherë njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është arrestuar i dyshuari dhe është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur. Viktima është dërguar në spital rajonal për tretmant mjekësor. I dyshuari dhe viktima janë të mitur dhe sipas informacioneve fillestare plagosja ka qenë aksidentale”, tha ai./IndeksOnline/