FC Prishtina ka reaguar pas arrestimit të sulmuesit të tyre, Otto John.
Gjatë ditës së enjte Otto Johni është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për ‘Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar’.
Pas konfirmimit për arrestimin e lojtarit Nigerian, ka reaguar klubi prishtinas. Sipas tyre lojtari është në paraburgim, por pritet të lirohet të shtunën.
Reagimi i plotë të klubit kryeqytetas:
“FC Prishtina njofton opinionin publik se sulmuesi, Otto John, është dërguar të enjten (05.05.2022) në mbajtje nga Policia e Kosovës.
Klubi nuk është në dijeni për arsyet e arrestimit ndërkohë që mësojmë si ai do të lirohet nga paraburgimi gjatë ditës së shtunë (07.05.2022).
FC Prishtina i respekton organet e rendit dhe nëse vërtetohet ndonjë aktakuzë ndaj futbollistit do të marr masa në bazë të rregulloreve të brendshme brenda klubit”./Lajmi.net