Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka kujtuar Luan Haradinajn në përvjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi thotë se Haradinaj la prapa shumë mësime me shembullin e tij persona.
“Me 6 maj të vitit 1997, ra për të mos vdekur kurrë, një ndër pushkët e para të lirisë, Luan Haradinaj. Luani ishte vetëm 23 vjeç – por mbrapa na la shumë mësime, me shembullin e tij personal. Mes tjerash, na e dëshmoi se atdheu është mbi të gjitha, në secilën sfidë e në secilën ditë”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Me 6 maj të vitit 1997, ra për të mos vdekur kurrë, një ndër pushkët e para të lirisë, Luan Haradinaj.
Luani ishte vetëm 23 vjeç – por mbrapa na la shumë mësime, me shembullin e tij personal. Mes tjerash, na e dëshmoi se atdheu është mbi të gjitha, në secilën sfidë e në secilën ditë.
23 vjet ka edhe Liria e shtetit tonë sot, e cila u mundësua falë heroizmit e sakrificës së Luanit dhe bashkëluftëtarëve të tij që ranë në rrugën e çlirimit.
Dëshmorët janë themeli i palëkundur i shtetit tonë. Lavdi të përjetshme!