Policia e Zvicrës bën me dije se ka sekuestruar rreth 500 kg lënë narkotike të llojit kokainë në një ngarkesë me kafe që ishte dërguar për kompaninë Nespresso.
Punonjësit në fabrikën që ndodhet në Romont lajmëruan menjëherë autoritetet sapo pikasën pluhurin e bardhë që ishte fshehur në thasët më kafe.
Pas kontrolleve, policia zbuloi dhe më shumë drogë që ishte ndaj në 5 kontejnerë të tjerë. Sipas burimeve lënda narkotike dyshohet se vinte nga Brazili.
Kompania Nespesso doli menjëherë në një deklaratë për shtyp ku siguroi të gjithë klientët e saj se të gjitha kapsulat e kafesë janë të sigurta dhe nuk janë kontaminuar nga droga.
Policia bën me dije se droga e sekuestruar ishte 80% e pastër dhe se nëse do të dilte në treg do të arrinte një vlerë prej 53 milionë eurosh.