Droga është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë, Policia raporton për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë.
Një rast ka ndodhur sot në mesditë, ku njësi policore ka ndaluar një 19-vjeçar në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se gjatë kontrollit, atij i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e substancës narkotike, që dyshohet se ka qenë e llojit marihuanë.
Sinjali mëson se pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në stacion dhe është intervistuar.
I njëjti është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge”.
Gazeta Sinjali raportoi edhe për një rast tjetër në Vushtrri, ku një 22-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet për blerje dhe shpërndarje të drogës. GazetaSinjali.