Me një ceremoni rasti në varrezat e dëshmorëve të kombit në Rahovec, e nisëm Javën e Dëshmorëve në komunën e Rahovecit. Jo rastësisht e nisëm pikërisht në këtë datë, sepse është Dita e Dëshmorëve të Kombit.
5 Maji është data që na bashkon rreth idealit të dëshmorëve dhe betimit të tyre për çlirim e bashkim. Gjatë kësaj jave në komunën e Rahovecit do të zhvillohen një mori aktivitetesh kulturore, përkujtimore, sportive e edukative.
Dëshmorët na kujtojnë heroizmin, lavdinë e krenarinë dhe për sakrificat e shumta që ka bërë kombi ynë, prandaj kujtimi e nderimi për ta mund të arsyetohen vetëm me punë të mira e përkushtim për ndërtimin e Atdheut.
Lavdi e përjetshme dhe nderim për të gjithë dëshmorët e kombit! ka shkruar kryetari i komunës së Rahovecit,Smajl Latifi
Aktivitetet do vazhdojnë Më 6 maj 2022
Ora 17:00 – Hudhja e shortit për ekipet pjesmarrëse nê turneun e futbollit.
Me 7,8,9,10, maj 2022
Ora 17:00 – Turneu në futboll të vogël, në palestren e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec.
Më 11 maj 2022
Ora 19:00 – Hapja zyrtare e festivalit “Anadrinia Jehon” në Dejnë.
Më 12 maj 2022
Ora 10:00 – Homazhe në fshatin Pastasel (lapidari i Dëshmorit Milaim Krasniqi),
Ora 11:00 – Homazhe në fshatin Vrajak ( lapidari i Dëshmorëve),
Ora 12:00 – Homazhe në fshatin Ratkoc ( varrezat e Dëshmorëve),
Ora 15:00 – Manifestimi qendror në komplesin e Dëshmorëve në Gradish,
Ora 19:00 – Nata e dytë e festivalit “‘Anadrinia Jehon” në Dejnë.
Më 13 maj 2022
Ora 19:00 – Nata e tretë finale e festivalit “Anadrinia Jehon” në Dejnë.
/Gazeta Papirus/