Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ukshin Tahiri nga Selaci i Mitrovicës është varrosur sot në varrezat e dëshmorëve në Shipol të kësaj komune.
62-vjeçari vdiq të mërkurën në oborrin e shkollës së Selacit, ku ishte duke punuar si mësues.
Bartjen e kufomës së të ndjerit e kanë bërë ish-bashkëluftëtarët e tij.