NGA “KRONIKË NËPËR STUHI II”
“Lulëkuqet e Majit”
DITËLINDJA E FEHMI LLADROVCIT
Në dtën e sotme, 5 maj të vitit 1954, në fshatin Vitak të Skënderajt, u lind luftëtari Jusuf Isa Mulaj, i përjetësuar më 26 mars të vitit 1999 në Vitak, e dy vjet më vonë, pra më 1956, në fshatin Shkabaj (ish-Gllanasellë) të Drenasit, u lind Komandant Fehmi Muhamet Lladrovci, Komandant i Brigadës 114 të Zonës Operative të Drenicës, i përjetësuar më 22 shtator të vitit 1998 gjatë luftimeve në Shkabaj e në fshatin Fortesë u lind luftëtari Ramadan RIza Gllareva i përjetësuar më 30 prill të vitit 1999, e në Carralevë më 1962 u lind luftëtari Rrahman Jetullah Tafa, i përjetësuar në Frontin e Koshares, e një vit më vonë, pra më 5 maj të vitit 1963, në fshatin Xërxë të Rahovecit, u lind luftëtari Hamëz Ali Thaçi, i prjetësuar në Frontin e Koshares më 20 prill të vitit 1999. Më 1965, në Lumbardh (ish-Kotlinë ) të Kaçanikut u lind luftëtari Milaim Loku, i përjetësuar më 8 mars të vitit 1999 në vijën frontale Lumbardh-Strazhë e Gajre e pesë vjet më vonë në Carralevë u lind luffëtari Milaim Mehdi Beha i njohur si “Slloveni” e i përjetësuar më 2 qershor të vitit 1999 në një pritë të kurthuar në vreshtat e Senikut të Malishevës, e në Sferkë të Klinës, u lind luftëtari Metë Artan Morina, i përjetësuar më 11 prill të vitit 2000. Po në këtë ditë, pra 5 maj, të vitit 1972 në fshatin Lugishtë të Hasit, u lind luftëtari Besim Man Parallanga, i përjetësuar më 12 prill të vitit 1999, e katër vjet më vonë në fshatin Izbic të SKënderajt u lind luftëtari Xhevdet Kadri Dobra, i përjetësuar më 10 maj të vitit 1999 në Izbicë. Në fshatin Reçan të Therandës, më 5 maj të vitit 1977 u lind luftëtari Selim Salih Veselaj, i përjetësuar më 26 prill të vitit 1999 gjatë luftimeve të Bukoshit dhe më 5 maj të vitit 1980, në fshatinj Leqinë të Skënderajt u lind luftëtari Rifat Sokol Çelaj, i përjetësduar në Frontin e Koshares më 9 prill të vitit 1999 dhe të gjithë sot do t’i festonin ditëlindjet, prandaj Atyre, URIME dhe qoftë mëshira e Zotit mbi shpirtërat e Atyre që derdhën gjakun për Kosovë!