Analisti, Petrit Zogaj ka komentuar fotografinë e Vuçiqit ku shihet së bashku me kryeministrin Kurti në takimin që patën në Gjermani, përcjell Periskopi.
Sipas Zogajt më e rëndësishme se fotoja është fakti që Vuciq e publikoi atë në profilin e tij në Twitter.
Ai ndër të tjera ka thënë se sikurse, është në dorën e opozites, medias e njerëzve publik që t’a kritikojnë këto foto me standardin e e njëjtë që LV e Kurti kishin kritikuar në të kaluaren foto të ngjashme.
Etiketimet e LV-se ne te kaluaren ishin edhe si tradhti, shkelje mbi gjakun te deshmoreve, mbi trupat e pagjetur e gjithcka tjeter. Une nuk besoj qe Thaci, Isa e Ramushi i kane meritu keto etiketime, sikurse nuk besoj qe Albini e meriton nje gje te tille tash. Mirepo, nuk e besoj qe votuesi i 14 Shkurtit eshte i lumtur kur te sheh Albinin ne kete foto” , ka shkruar Zogaj.
Postimi i plotë:
Me e rendesishme sesa fotoja eshte qe Vuciq e publikon ate.
Perndryshe, KM Kurti e ka mandatin nga qytetaret qe ta perfaqesoje Kosoven ne cdo forum e takim nderkombetar, ashtu sic e kane pasur mandatin te giithe KM paraprak. Sikurse, eshte ne doren e opozites, medias e njerezve publik qe t’a kritikojne keto foto me standardin e e njejte qe LV e Kurti kishin kritikuar ne te kaluaren foto te ngjashme. Etiketimet e LV-se ne te kaluaren ishin edhe si tradhti, shkelje mbi gjakun te deshmoreve, mbi trupat e pagjetur e gjithcka tjeter. Une nuk besoj qe Thaci, Isa e Ramushi i kane meritu keto etiketime, sikurse nuk besoj qe Albini e meriton nje gje te tille tash. Mirepo, nuk e besoj qe votuesi i 14 Shkurtit eshte i lumtur kur te sheh Albinin ne kete foto.