Ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri i cili angazhohet për gjetjen e personave të humbur ka njoftuar se Hajrie Ferizi nga Gjakova është humbur.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka publikuar fotografinë e 13-vjeçares, për të cilën tha se për herë të fundit është parë në rrugën Trakaniq-Novosell.