Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.
Sipas tij, tashmë është koha që edhe Bashkimi Evropian t’i kryejë detyrat e shtëpisë, raporton FrontOnline.
Kërkova që Gjermania ta shtyjë liberalizimin e vizave për Kosovën. Edhe dy muaj bëhen katër vite prej që KE ka rekomanduar liberalizimin e vizave për herë të dytë dhe ka konstatuar se Kosova i ka plotësua kriteret dhe tash është koha të thuhet mjaftë është mjaftë sepse Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë”, ka thënë Kurti.
Këto komente kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë në një konferencë për media, pas takimit që ka pasur më kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Sipas tij, pavarësia e Kosovës duhet të njihet nga sa më shume vende, duke përfshirë edhe pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur.