Ministri i Bujqësisë, Faton Peci e kishte quajtur jashtëzakonisht destruktiv kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifin, duke thënë se tenton të rivalizojë me Ministrinë që Peci e drejton.
Drejtori i Bujqësisë në Rahovec, Berat Duraku ka shpërndarë një video-incizim të fermerëve rahovecas duke pritur në radhë të gjata për t’u pajisur me një dokument që detyrohen ta nxjerrin në Prizren për të pas mundësi të aplikojnë për pagesat direkte.
Ministër Faton Peci, ja ‘destruktiviteti’ i Smajl Latifit. Foto dhe video të dërguara nga bujqit e Komunës së Rahovecit duke pritur para zyrës së noterëve në Prizren”, ka shkruar Duraku.
Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi kishte kërkuar nga ministri Peci që t’i tërheqë fjalët pas deklaratave se Latifi është destruktiv.
Rahoveci mbetet pa asnjë Noter pasi Oda e Noterëve të Kosovës ka përcaktuar dy Noter në Prizren që të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, dhe kështu maltretohen bujqit gjate aplikimit.
✅ Prizren-Suna Sallahu, adresa: Rr. William Walker nr. 11
✅ Aliriza Beshi, adresa: Rr. Ibrahim Lutfiu nr. 50-Prizren.