Policia e Kosës ka njoftuar se ka arrestuar edhe një të dyshuar për rrëmbimin e 24-vjeçarit në Prishtinë, më 16 prill, në lagjen Tasligje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, personi që u arrestua dje, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Gazeta Sinjali raportoi para disa ditësh se njëri nga katër të dyshuarit që u shpallën në kërkim për këtë rast, Albin Hoxha, është dorëzuar më 29 prill në Polici.
Hoxha dyshohet se bashkë me babain e tij, Alver Baleri, Meriton Krasniqin dhe Agron Krasniqin të cilët gjenden ende në arrati, rrëmbyen të riun nga Prishtina.
Pista e hetimeve u zgjerua disa ditë pasi ndodhi ngjarja dhe u zbuluan të gjithë të dyshuarit, si dhe u gjet vetura me të cilën u rrëmbye 24-vjeçari.
Sinjali ka raportuar për të gjitha detajet e këtij rasti, që i parapriu një kurth i dy vajzave, të cilat u ndihmuan të dyshuarve ta rrëmbejnë viktimën.
Në ditën kritike, dy vajza, njëra 19 e tjetra 22-vjeç, dyshohet se kanë vënë në grackë të riun, duke e dorëzuar te rrëmbyesit.
Të gjitha detajet e rastit mund t’i gjeni në linqet e mëposhtme.