Një vajzë 13-vjeçare është zhdukur mëngjesin e së hënës në komunën e Gjakovë.
Babai i të miturës ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se rastin e ka raportuar edhe në Polici, teksa ka kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët të cilët mund të kenë informacione për vendndodhjen e saj.
Ai ka thënë se 13-vjeçarja, Hajrije Ferizi, është parë për herë të fundit dje rreth orës 10:00 të mëngjesit afër Stacionit të Autobusëve në Gjakovë.