Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e filluar me aksione të herëpashershme nga njësitë e vogla në fillim të viteve të ’90-ta, në vazhdim kishte filluar konsolidimin e radhëve të saj dhe intensifikimin e luftës çlirimtare pothuajse në tërë hapësirën e Kosovës.
Kanë kaluar 23 vjet që kur kryekomandanti dhe një nga themeluesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, ra dëshmor bashkë me 55 anëtarë të familjes së tij në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt, shkruan Demokracia.com.
Sulmeve të marsit 1998 nga forcat policore serbe në drejtim të shtëpisë së Jasharëve në Prekaz, të cilat zgjatën tre ditë dhe dy net, përkatësisht më 5, 6 dhe 7 mars, i rezistuan vëllezërit Adem e Hamëz Jashari me familjen e tyre, bashkë me disa bashkëluftëtarë tjerë të UÇK-së nga ky rajon.
Përveç ushtarëve në luftën e Kosovës, kishin dhënë mund edhe shumë nga medresistët dhe imamët që iu bashkuan luftës së UÇK-së, të cilët kanë rënë dëshmorë.
Demokracia.com sjell emrat e 37 imamëve dëshmorë të Kosovës që dhanë jetën për liri
Ky është një fakt që tregon se ata dijetarë të lirisë kishin marrë armën për kombin.
Të gjithë hoxhallarët që kanë qëndruar në zonat e luftës iu kanë bashkuar asaj dhe kanë kryer shërbimet e varrimit. Madje ka pasur shumë raste kur gjatë ceremonisë të varrimit pjesëmarrësit janë goditur nga forcat serbe.