Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka mbajtur konferencë për media me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.
Me moton “Mediat nuk janë Armiku”, shënohet dita ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit
Kryetari i AGK, Xhemail Rexha, ka thënë se në këtë ditë të lirisë së shtypit, kujtojmë të gjithë ata gazetarë që kanë humbur jetën.
Madje, ai theksoi se duhet kujtuar qeverive të respektojnë punën e medias. “Sot jemi për të shënuar ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe është ditë që shënon rëndësinë që kanë mediat e lira kudo në botë. Kujton edhe gjithë ata gazetarë që kanë humbur jetën duke raportuar në vendin e tyre të punës. Tua kujtojmë qeverive të respektojnë punën e medias. Në Kosovë ndër vite ka pasur përpjekje për të kontrolluar mediat. Tema kryesore është që mediat nuk janë armiku. Nder vite gazetarët kanë luajtur rolin primar informimin e publikut. Ajo që presim është njerëzit në pushtet të pranojnë punën e gazetarit. Sjellja ndaj gazetarëve e bënë punën e gazetarit shumë të vështirë. Kur kjo narrativ bëhen e përditshme e bënë të rrezikshme jetën e gazetarëve. Kërkojmë pushteti të ndaloj bojkotimin ndaj mediave”, u shpreh Xhema.