I pari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Faton Haxhaj nga fshati Greikoc. 26 vjeçari humbi jetën sot nga plagët të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Muharremaj thotë se Haxhaj ishte djallë i rrallë.
“Fatoni është prej atyne djemve të rrallë, që ua kam admiru energjinë për jetën”, shkroi Muharremaj në Facebook.
“E kam pa më veçantë natyrisht, sepse ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj”, shtoi ai.
“Ditë të vështira po përjetojmë. Megjithate duhet ta gjejmë forcën që ta tejkalojmë dhimbjen. Ngushllime Familjes Haxhaj”, theksoi Muharremaj.
Policia e cila ka konfirmuar rastin e sotëm ka thënë se “20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.”