Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku ai hedh në det një mace pas e josh atë me ushqim në ballkonin e një taverne peshku në Edipsos.
Mediat thonë se shqiptari 30-vjeçari u arrestua në banesën e tij. Ai u identifikua nga një tatuazh që mbante. Ai është me precedentë penalë për çështje droge. Torturimi i kafshëve është një vepër penale në Greqi dhe dënohet nga gjobë deri në 50 mijë euro deri në dënim me burg deri në 10 vjet. Lajmin për arrestimin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos.
“Pak më parë policia greke arrestoi një person që ka shkelmuar dhe ka hedhur në det një kotele. Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por gjithsesi është çështje njerëzimi dhe kulture. Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke” – shkroi ai në Facebook.
Video e publikuar ka pasur reagime të shumta në opinionin publik. Vetë i riu, duket se nuk e ka kuptuar atë që ka bërë, por as nuk është penduar. Në një postim në Instagram ai thotë se nuk i vjen keq për atë që ka bërë.
Για την πλάκα τους κλωτσάει το ζώο και το ρίχνει στην θάλασσα. Κανείς δεν τον σταματάει, όλοι γελάνε. Ξέχασε όμως ότι πλέον είναι κακούργημα και τιμωρείται με ποινή φυλάκισης έως 10 έτη και πρόστιμο έως 50.000 ευρώ.
Ενημέρωσα ήδη το @CyberAlertGR @hellenicpolice pic.twitter.com/50fw6Bauko— Stamatina Stamatakou (@StamatinaSs) May 2, 2022