26-vjeçari Faton Haxhaj nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës sot ka vdekur.
Sipas burimeve të Indeksonline, ai dyshohet që fillimisht është rrahur e më pas është qëlluar me kallashnikov.
Pas plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Policia ka gjetur armën e tipit AK47 rreth 20-30 metra afër shtëpisë së viktimës, që dyshohet të jetë përdorë në këtë rast.
“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Gashi.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtutjeshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore.