Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar pas aksidentit të sotëm tragjik në fshatin Gllobar të Drenasit, ku humbën jetën dy persona.
Siç thotë Nura, viktimat janë qytetarë të Komunës së Skenderajt.
“I prekur thellësisht në shpirt pas aksidentit të sotëm, ku humbëm dy qyterarë të komunës sonë; një nënë e dy fëmijëve dhe një 7 vjeçar.Në këto momente të rënda bashkëndjejmë dhimbjen me familjet dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve!Shpirti i tyre u prehtë në paqen e Zotit!”, ka shkruar Nura.