GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti : 4,000 gra të punësuara ,kthesë e madhe për historinë e padrejtësive nga e kaluara

01/05/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Kurti : 4,000 gra të punësuara ,kthesë e madhe për historinë e padrejtësive nga e kaluara
Share on FacebookShare on Twitter

Postimi i kryeministrit , Albi Kurti në Ditën e 1 Majit -Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

Postimi i tij i plotë  : 

4,000 gra të punësuara
Në 1 Maj, Ditën e të Drejtave të Punëtorëve e përditë përpjekja vazhdon. Prerje e qartë dhe kthesë e madhe për historinë e padrejtësive nga e kaluara. Për këtë u angazhuam në këtë një vit qeverisje. Në të gjitha fushat, e sidomos në të drejtën për punë e punësim të dinjitetshëm.
E filluam me sigurimin e kushteve që mundësojnë e lehtësojnë krijimin e vendeve të reja të punës, e që përafrojnë tregun e punës me arsimin profesional.

Pas 11 vitesh i hapëm rrugë ngritjes së pagës minimale. Miratuam në Qeveri e dërguam në Kuvend projektligjin për pagën minimale. Pra, rritje e pagës minimale për të gjithë në 264 euro bruto e 250 neto, nga 130 euro e 170 euro sa ishte. Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë. Ky projektligj mundëson edhe heqjen e shkallës së parë tatimore për tatimin në të ardhurat personale. Paga prej 250 euro nuk do të tatohet, ashtu siç edhe kishim premtuar. Ndikimi nga lirimi prej shkallës së parë tatimore kap vlerën prej 16 milionë euro, dhe prekë afër 300 mijë punëtorë të Republikës.

Punësimin e mbështetëm edhe me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Mbi 1,000 punëtorë u rikthyen në punë pas humbjes së vendit të punës gjatë pandemisë. Mbi 4,000 punëtorë, burra e gra përfituan nga mbështetja e punëtorëve të formalizuar, e mbi 4,000 gra përfituan nga masa për mbështetjen për punësimin e grave.
Mbështetje shtesë për punëtorët e sektorit publik dhe privat me shumën e njëhershme prej 100 euro. Rreth 80,000 punonjës të sektorit publik kanë përfituar, e në sektorin privat do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë.
Për të mos lënë askënd prapa e për mundësi të barabarta, vitin 2022 e kemi shpallur vit të personave me aftësi të kufizuar. Që kjo kategori e shoqërisë të aftësohet për punë dhe të punësohet, kemi masën e përkrahjes me 170 euro për të trajnuarin dhe me 100 euro biznesin ku mbahet trajnimi. Në rastet kur nga trajnimi pason punësimi, do të subvencionojmë pagën e të punësuarit me 270 euro.

Formalizimi i vendeve të punës ishte premtim i yni. Kemi ndërmarrë hapa konkret në realizimin e tij. Nëpërmjet vjegëzës elektronike të gjithë punëtorët mund të verifikojnë nëse janë të deklaruar nga punëdhënësi i tyre. Mjafton të vendoset numri personal në formular. Po aty mund të parashtrojnë ankesë për punëdhënësin në Administratën Tatimore të Kosovës, në rastet kur nuk janë deklaruar nga punëdhënësit.
Për t’ua lehtësuar barrën administrative bizneseve në deklarimin e punëtorëve, kemi publikuar format e kontratave të punës për kohë të caktuar, për shërbime të veçanta dhe për kohë të pacaktuar. Si rezultat i këtyre hapave në vitin 2021 kemi zyrtarizuar mbi 10,000 vende pune, teksa gjithsej janë hapur mbi 25,000 vende të reja pune.
Për trajtim të dinjitetshëm të punëtorëve, jemi duke punuar për Projektligjin e punës dhe Projektligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Në Republikën tonë kemi fuqi punëtore të re dhe të talentuar. Për zbutjen e shkallës së papunësisë në mesin e të rinjve, jemi duke punuar në Skemën e Punësimit të Garantuar për të Rinj. Shumë shpejtë do të lansojmë platformën për këtë skemë.

Jemi duke ndarë shtesa për nënat lehona dhe fëmijët duke lëvizur në vazhdimësi për të përfshirë më shumë gjenerata. Kemi rritur pensionet dhe pagesat për familjet që jetojnë me asistencë sociale dhe jemi kujdesur që lëvizjen e çmimeve ta kalojnë më lehtë. Arsimin publik e kemi bërë falas duke ndarë shtesa për studentët. Kemi ulur për 40% tarifat e përmbaruesve privat. Kemi fuqizuar gratë dhe vajzat duke synuar përfshirje sa më të barabartë të tyre nëpër institucione dhe duke ju ndarë bursa për shkollim. Kemi miratuar strategjinë kombëtare për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna. Jemi kujdesur që strehimoret të mbeten të hapura e të qasshme për gratë që përjetojnë dhunë në familje.
Raportimet zyrtare për papunësi të madhe në vend e kanë prapa një paradoks. Bizneset, industria nuk po arrijnë t’i plotësojnë vendet e lira të punës me punëtorë të kualifikuar shkaku i mungesës së tyre. Ky ka qenë sinjal që në qeverisjen tonë t’i japim prioritet Arsimit dhe Aftësimit Profesional. Për këtë qëllim kemi themeluar Komisionin Ekzekutiv për bashkërenditje më të mirë ndërinstitucionale dhe për dialog me të gjithë akterët relevantë për zbatimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.
Na pret shumë punë në arritjen e plotë të objektivit tonë për më shumë drejtësi e punësim.
Përgjatë një viti qeverisje kemi bërë edhe shumë punë të tjera për burrat dhe gratë punëtore por përherë mbetet hapësirë për të bërë më shumë. Mes efekteve të pandemisë dhe të luftës në Ukrainë që po e ndikon mbarë botën e sidomos Evropën, kemi bërë çmos që pjesët më të ndjeshme të shoqërisë tonë të preken sa më pak e ta përballojnë sa më lehtë këtë krizë të dyfishtë.
Bashkërisht, qeveria, arsimi, bizneset duhet t’i lidhin dijen dhe punën, që të rrisim vlerën dhe përvojën. Vlerën e mallit e shërbimeve dhe përvojën e punëtorit. Që të kemi edhe qytetarë më të mirë të Republikës, por edhe kontribues për shoqërinë, për këtë brez dhe brezat që do të vijnë pas nesh.

Tags: 1 MajiAlbin Kurti
ShareTweetShare
Previous Post

Ky është zyrtari policor që dyshohet se plagosi dy persona te Liqeni i Badovcit

Next Post

Kurti e harron reciprocitetin| Rritet importi nga Serbia, lë pas Shqipërinë

Next Post

Kurti e harron reciprocitetin| Rritet importi nga Serbia, lë pas Shqipërinë

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.