Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Dobraç të Shkodrës nga ku mbeti i plagosur një person.
Sipas burimeve për abcnews.al i plagosuri Dedë Planaj u qëllua shtatë herë me armë zjarri teksa ndodhej në karburantin ku punonte.
Mësohet se dy plumba e kapën në këmbë e krahë. Të shtënat me armë erdhën nga një person që ndodhej në makinë në ecje.