Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu tha se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj mund të jetë burrë i ndershëm, por mund të jetë edhe spiun rus.
Abdullahu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se tha kanë të drejtë të dyshojnë se kush është Martin Berishaj, pas skandalit që shpërtheu nën dyshimin për shpërlarje parash,.
Ne kemi të drejtë me dyshu kush është Martin Berishaj?
Martin Berishaj mund të jetë burrë i ndershëm si kundër ma kanë përshkru të kalumen e tij, mund të jetë spiun rus, prej kah po bashkëpunon me ato pare, kujt po i con, kujt po blen, këshilltari i kujt ke. A është logjik e njëjtë si Schroderit, po ai e bën me dorëza të bardha, po ky e bën në mënyrë të vrazhgët ballkanike. Cfarë lidhje ka krejt kjo mendësi me Dick Marty që na qun burrat më të mirë në burg, a spo e shihni këtë ndërlidhje. Ne po lypim komision hetimor, cka është puna e Schroderit, Dick Marty e Martin Berishajt”, tha Abdullahu.