Një burrë dhe një grua me origjinë nga Kosova raportohet se janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në Epinal të Francës. Ngjarja ndodhi këtë të marte.
Indeksonline ka mësuar identitetin e çiftit. Kumrije Dervishi, e lindur më 1978 nga qyteti i Vushtrrisë. Ndërsa, bashkëshorti, Shaqir Gashi, 1977 nga Dubrava e Istogut. Çifti i takon komunitetit romë.
Sipas raporti të policisë franceze, del se Shaqiri kishte tri therrje në trup, kurse bashkëshortja e tij nëntë goditje.
Ata jetonin në apartament me shtatë fëmijët e tyre, nga pesë deri në 21 vjeç.
Fëmijët, 4 vjeçar, 13-vjeçar, 16-vjeçar, 19-vjeçar dhe 21-vjeçar u evakuuan nga dritarja e apartamentit nga zjarrfikësit.
Dy fëmijët e tjerët ndodheshin në shkollë kurse fëmijët e lajmëruan rastin tek autoritetet.
Raportohet se Prokurori i qytetit të Epinal pritet që sonte në orën 19:00 për një television lokal të jap detaje shtesë rreth rastit.