Një e-mail i cili pretendohet se kërcënonte për bombëvënie, tashmë e kanë pranuar menaxhmenti i mbi 20 shkollave në Beograd, ku menjëherë kanë reaguar nga ministria e Punëve të Brendshme dhe Shërbimi Sekret i Serbisë (BIA).
Nxënësit dhe punonjësit e shkollave janë evakuuar nga disa shkolla, derisa policia dhe ekipet e deminimit janë duke e kontrolluar çdo klasë.
“Një situatë e ngjashme ka ndodhur në Mal të Zi. Policia jonë fillimisht do t’i analizojë kërcënimet, ndërsa nxënësit dhe punonjësit e shkollave nuk do të kthehen nëpër klasa derisa policia konfirmon se është sigurt”, tha nënkryetari i qeverisë Branko Ruzhiq.
E alarmi për bombë po arrin nga çasti në çast, ku si pasojë është krijuar një situatë paniku në kryeqytetin e Serbisë.
Nga orët e para të mëngjesit ku pati alarm për bombë – fillimisht ishin raportuar në pesë shkolla, e më pas edhe në 14 tjera