Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më herët është parë duke bartur tanke dhe automjete të tjera përmes kamionëve transportues.
Ata kanë parakaluar në lagjen Arbëria, ndërsa nuk dihet nëse janë nisur drejt Veriut të vendit, aty ku policia u sulmua sot për të pestën herë me radhë brenda disa ditësh.
Indeksonline ka tentuar të kontaktojë zëdhënësen e KFOR-it, mirëpo kjo e fundit nuk është përgjigjur akoma.
Ndërkohë, policia kufitare dhe Njësia Speciale kanë shtuar patrullimin, sidomos përgjatë magjistralës Mitrovicë-Bërnjak./Indeksonline/