Ramadan Shkodra, nga Bashkësia Islame e Kosovës ka thënë se asnjëherë BIK nuk ka bërë thirrje që burrat t’i marrin nga dy apo tre gra.
Ai në një intervistë në Edicionin Special tha se kjo është një deklaratë e paqëndrueshme.
Reagimi i tij vjen ndaj deklaratës së sekretarit të Bashkësisë së Tarikateve Lulzim Shehu, i cili në emisionin InfoKlania në Radio Klan Kosova FM, sot gjatë ditës ka deklaruar se Bashkësia Islame po e promovon homoseksualizmin duke iu bërë thirrje burrave të martohen me më shumë se një grua.
Shkodra tha se BIK-u është kundër martesave të gjinisë së njëjtë.
“Qëndrimi i Bashkësisë Islame dhe bashkësive tradicionale fetare në Kosovë e cila është shprehur me një deklaratë të përbashkët me kishën katolike, protestante dhe komunitetin hebre”.
Të gjitha besimet fetare kudo në botë janë kundër. është çështje hyjnore, është çështje e kuranit dhe bibles. është qëndrim i tyre dhe nuk është qëndrim i komunitetit mysliman. Nuk e di se ku janë bazuar. Një deklaratë e paqëndrueshme. Një incinuatë e një njeriu të papërgjegjshëm”.
“E sfidoj publikisht z. Shehut dhe të tjerët. Le të gjejnë vetëm një publikim, ose vetëm një shkrim, një deklarim ose diçka të tillë. është krejt e paqëndrueshme. Tek populli ynë, populli shqiptar mund të ketë ndonjë martesë aty-këtu me dy gra, as që është fenomen as që diskutohet kjo punë. As që e di se ky është bazuar ai”.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar Ligjin që e mundëson martesën mes dy gjinive të njëjta.
Ndiqeni më poshtë deklarimin e sekretarit të Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës dhënë në InfoKlania në Klan Kosova FM