Driton Tali, ish këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca konsideron se Ukraina është duke luftuar kundër Rusisë edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën.
Në një postim në Facebook, Tali ka thënë se me humbjen e Rusisë do të humbas edhe Serbia.
Në të kundërtën, Tali paralajmëron se kjo sagë të vazhdojë, madje edhe me përkeqësime duke mos e anashkaluar edhe një luftë.
Postimi i plotë:
Ukraina është ka lufton edhe për neve (logjikisht edhe për Malin e Zi dhe Bosnjen).
Me humbjen e Rusisë do të humbas edhe Serbia.
Në të kundërtën shtrëngoni rripat që kjo sagë të vazhdojë, madje edhe me përkeqësime (duke mos e anashkalu edhe një luftë), e leni pallavrat në stilin “cila është oferta e Kosovës ndaj Serbisë në këto negociata?”.
Serbia e do Kosovën mbrapa!
Kaq e thjeshtë është!!!