Një veturë është përfshirë nga flaka në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante dhe zjarrfikësit, derisa ende nuk dihet se a ka persona të lënduar.
Nga burimet e Sinjalit bëhet e ditur se vetura e cila është djegur është e tipit VW.
Në lidhje me këtë rast Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Sinjali do të ju mbajë të informuar.