50 milionë euro për subvencione, 26 milionë euro për grante!
Masat të cilat do të përkrahen në kuadër të Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022 janë:
Masa 1 – Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore
Vlera: 13,095,325.00 euro;
Masa 3 – Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore dhe industrisë agro-përpunuse:
Vlera: 5,836,473.68 euro;
Masa 7 – Diversifikimi i fermës dhe zhvillimi i bizneseve:
Vlera: 7,200,000.00 euro;
Masa 5 – Zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – Qasja LEADER;
Vlera: 200,000.00 euro;
Programi për Zhvillim Rural 2022 / Grante ka një buxhet total prej 26,331,798.68.
Njëkohësisht, jemi në rrugë të drejtë të arritjes së një marrëveshje për sigurimin e fondeve shtesë nga partnerë dhe organizata ndërkombëtare, përmes së cilës synojmë lansimin e një projekti në përkrahje të zonave rurale, turizmit rural dhe agroturizmit.
Për zbatimin e Programit për Zhvillim Rural 2022, konform legjislacionit në fuqi, fillon hartimi i Udhëzimit Administrativ për Zbatimin e Programit për Zhvillim Rural 2022 / Grante, si dhe do të miratohet pas realizimit të procesit konsultativ institucional dhe publik, si dhe do të shpallim thirrjen për aplikim.