Një bukuroshe ruse është bërë Zonja e Parë e Malajzisë, pasi u martua me mbretin e këtij vendi.
Oksana Voevodina u martua me mbretin Muhamed V të Kelantan, 49 vjeç, në një ceremoni mbretërore në kryeqytetin rus, pasi u raportua se bukuroshja 25 vjeçare u konvertua në islam më herët këtë vit.
Oksana, që fitoi titullin Misi i Moskës më 2015, ka punuar si modele më parë në Kinë dhe Tajlandë, transmeton Gazeta Express.
Ajo është 24 vjet më e re se mbreti – emri i plotë i të cilit është Tengku Muhamed Faris Petra ibni Tengku Ismail Petra. Ceremonia u mbajt më 22 nëntor në një sallë koncertesh në Moskë, raportoi Islam News.