Pas 90,11 për qind të votave të numëruara, partia Lëvizja e Lirisë është në krye (33,9% dhe 40 vende), e ndjekur nga SDS (24,2%, 29 vende), NSi (7%, tetë vende) dhe SD në parlament. 6.6%, 7 mandate) dhe e majta (4.1% dhe 4 mandate).
Partia Lëvizja e Lirisë e udhëhequr nga Robert Golob, që u akuzua para disa ditëve nga mediat sllovene për një skandal financiar, ku i përfshirë ishte edhe ambasador i Kosovës, Martin Berishaj.
Televizioni slloven, Planet TV ka raportuar për një implikim të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në një skandal financiar. Sipas televizionit, Berishaj kishte pranuar në llogarinë e kompanisë së tij “MB Consulting” një shumë prej 600 mijë eurosh nga dega në Beograd e kompanisë “GEN”, e të cilat pretendohet se i ka tërhequr në ‘cash’ dhe më pas ia ka dhënë kandidatit për kryeministër të Sllovenisë, Robert Golob.
Këto pretendime i ka mohuar Berishaj, duke paralajmëruar padi ndaj këtij mediumi. Presidenca i ka kërkuar raport dhe e ka ftuar për sqarime në Kosovë ambasadorin, pasi paraprakisht presidentja Vjosa Osmani ka thënë se i beson versionit që Berishaj e ka dhënë në Facebook.
Opozita në Kosovë ka kërkuar dorëheqjen e tij.