GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Armend Muja ishte arrestuar për ryshfet 20 mijë euro, por nuk është gjykuar sepse ishte vjetërsuar lënda

23/04/2022
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ish-zyrtarë të lartë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, Ferdije Zhushi Etemi dhe Basri Muja, janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë në mungesë provash në akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje ndërsa i akuzuari tjetër, Armend Muja, është liruar meqë vepra penale për të cilën akuzohej është vjetërsuar.

Ndërsa për pikat e aktakuzës në të cilën tre të akuzuarit prokuroria i ngarkonte me veprat penale të shpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe për marrje të ryshfetit në bashkëkryerje, Gjykata ka marrë aktgjykim refuzues pasi që ka ardhur deri te parashkrimi absolut.Ky është vendimi të cilin e mori trupi gjykues sot në mëngjes në seancën në të cilën nuk ishin të pranishëm dy të akuzuarit e parë.

Ky proces gjyqësor është gjykuar nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Valbona Musliu Selimaj si dhe dy anëtaret e tjerë të trupit gjykues, gjykatësit Vesel Ismajli e Isuf Makolli.Më parë aktakuzën e Prokurorisë e ka përfaqësuar prokurori special Abdurrahim Islami ndërsa pasi që ai ndërkohë është pensionuar, lënda i është bartur prokurorit tjetër Naim Abazit.Në këtë proces gjyqësor Basri Muja dhe Ferdije Zhushi ngarkoheshin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje dhe në vazhdim dhe për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerjeje.

Ndërsa Armend Muja akuzohej për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje.Në kohën për të cilën akuzohen, Basri Muja ishte drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ndërsa Ferdije Zhushi zyrtare e kësaj Agjencie.Ferdije Zhushi-Etemi që ishte kryetare e Bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim dha dorëheqje nga kjo pozitë në shtator të vitit 2015, pak ditë pasi ndaj saj u ngrit aktakuza.Ajo bashkë me Armend Mujën, një ish-punonjës në UNDP, u arrestuan në nëntor të vitit 2014.Për këtë rast i akuzuar ishte edhe Naim Braha që ngarkohej për dhënie të ryshfetit, por Brahës i është vjetërsuar lënda./kallxo/

Tags: 20mij EroArmend MujaKorrupsionRyshfeti
ShareTweetShare
Previous Post

Matjet e fundit: 93.9% e qytetarëve në Kosovë pro anëtarësimit në BE, në Serbi vetëm 35%

Next Post

Putin kërcënon dërgesën e armëve shqiptare në Ukrainë

Next Post

Putin kërcënon dërgesën e armëve shqiptare në Ukrainë

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.