Bosnja dhe Hercegovina është goditur nga tërmet i fuqishëm prej 6.0 shkallësh të Rihterit.
Tërmeti është ndier në të gjitha vendet e rajonit duke përfshirë edhe Kosovën.
Por, shumë njerëz raportojnë se celulari i tyre i informoi për tërmetin pak çaste para se të ndodhte.
Natyrisht, lind pyetja se si është e mundur?
Gjegjësisht, Android së fundmi filloi të dërgojë paralajmërime për tërmete në Evropë.
E gjithë kjo në saje të sistemit ShakeAlert, i cili është përdorur për herë të parë në Shtetet e Bashkuara.
Në Kaliforni, ku sistemi është zhvilluar, janë instaluar një sërë sizmometrash, duke e bërë shumë më të lehtë zbulimin e tërmeteve.
Në fakt, telefonat celularë Android mund të shërbejnë si sizmometra. Të gjithë telefonat inteligjentë vijnë me një përshpejtues të vogël që mund të ndjejë sinjalet që tregojnë se mund të ndodhë një tërmet, shpjeguan zhvilluesit e sistemit Android.
Nëse përshpejtuesi në ndonjë zonë regjistron një algoritëm dridhjeje, ai përpunon të dhënat dhe dërgon një alarm. Nëse telefoni zbulon diçka që mendon se mund të jetë një tërmet, ai dërgon një sinjal në serverin e zbulimit të tërmetit, së bashku me vendndodhjen e përafërt ku ndodhi tërmeti. Serveri më pas kombinon informacionin nga shumë telefona për të zbuluar nëse po ndodh një tërmet.
Nëse serverët zbulojnë shumë sinjale të tilla nga një hapësirë relativisht e vogël, atëherë supozohet se do të ndodh një tërmet i fortë. Ndërsa tërmeti përhapet me një shpejtësi të caktuar, ky sistem ka kohë të informojë njerëzit që jetojnë më larg nga epiqendra se tërmeti ka ndodhur.
Sinjali udhëton shumë më shpejt se një tërmet dhe kjo është arsyeja pse shumë njerëz në vendet e rajonit morën njoftimin për një tërmet disa sekonda para se ta ndjenin atë.