Shemsi Mustafa nga Rrjeti Sizmik i Kosovës tha se tërmeti me epiqendër në Bosnje, e që u ndie edhe në Kosovë, ishte një termet shumë i fuqishëm, i cili lëkundi vendet në një rreze deri në 400 kilometra.
“Edhe ne ishim të përfshirë brenda asaj zone, është shumë normale lëkundja e territorit të Kosovës, sepse ishte një tërmet shumë i fuqishëm”, tha Mustafa.
“Nga Zagrebi deri tek alpet shqiptare është një zonë e cila gjeneron tërmete të fuqishme, ka gjeneruar dhe do të vazhdoj të gjenerojë tërmete, dhe kjo tregon se jemi në një zonë sizmike, edhe pse nuk godet në territorin e Kosovës, por godet vendet fqinje”, u shpreh tutje Mustafa.