Është hapur faqja përmes të cilës mund të aplikojnë punëtorët e sektorit privat për të përfituar nga 100 euro, në kuadër të pakos së fundit të Qeverisë.
Ky është LINKU në të cilin mund të aplikoni.
Ministria e Financave ka njoftuar se aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 21 prill deri më 20 maj 2022.
Vëmendje: Të punësuarit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit nuk kanë nevojë të aplikojnë sepse subvencionin do ta marrin me pagën e muajit prill”, bëhet e ditur në njoftim.
Përmes kësaj mase të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria ofron mbështetje për të gjithë punëtorët e sektorit privat me një shumë të njëhershme prej 100 euro. Pra, si rezultat i kësaj mbështetje, punëtorët e sektorit privat që kualifikohen për përfitim dhe që marrin pagë primare deri në 1,000 euro, do të marrin shumën prej 100 euro.