Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kritikuar qeverisjen Kurti.
Ajo ka thënë se nga kjo Qeveri, në vazhdimësi ka skandale.
“Ishte rasti i fundit të shkeljes së Kushtetutës nga ministrja Nagavci, i cili u vërtetua. Dhe absolutisht nuk i lëvizë qerpiku të marrë përgjegjësi për atë punë. Ishte pastaj edhe rasti i ministres Hajdari që tregon si një person zyrtar gënjen publikisht, e cila e ka goditur fëmijën dhe ka deklaruar se ai është përplasur me veturën e saj”, ka thënë ajo, duke shtuar se nëse kjo do të kishte ndodhur diku tjetër, atëherë do duhej të jepnin dorëheqje.
Ajo shton se një gjë e tillë po të kishte ndodhur në ndonjë tjetër mandat, të çfarëdo partie politike, atëherë do të duhej të jepej dorëheqje ose i kishim parë në rrugë opozitarët e dikurshëm.