Vetura e një zyrtari policor ka qenë cak i të shtënave me armë, dje në mëngjes në fshatin Mekinjici të Leposaviqit.
Gazeta Sinjali raportoi se vetura që u sulmua është pronë e një zyrtari policor në Njësinë e Policisë Kufitare.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Vidoslav Virijevic, i cili gjeti veturën e tij të sulmuar nga persona të panjohur.
Sinjali ka publikuar dje edhe pamje të veturës së policit, që u gjuajt me armë zjarri.
Kujtojmë se deri më tani, institucionet e Kosovës nuk kanë njoftuar nëse kanë identifikuar ndonjë person përgjegjës për sulmet ndaj Policisë së Kosovës.