Lidhur me trajtimin që po iu bëhet veteranëve UÇK-së, komandanti i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës, z. Pren Marashi, është cituar të ketë deklaruar se: Veteranët e luftës së UÇK-së, i kërkon për t i dënuara Serbia, pastaj gjykata Speciale dhe qeveria! Shumë interesant… një front i përbashkët anti UÇK!!! “
Kur fillon lufta, shteti jep armë, të pasurit japin para e të varfëritë bijtë dhe bijat e tyre. Kur mbaron lufta, shteti merr armët, të pasurit marrin prapa paratë e tyre kurse të varfëritë kërkojnë varret e djemve e vajzave të tyre”! Tani e shihni kush humb e kush përfiton nga lufta!Vetëm ushtari i vdekur është ushtar i mirë për ju, por jo pasardhësit dhe bashkëluftëtarët e tyre, a mendoni se do të ishit të lirë sikur të vriteshin të gjithë ushtarët e UÇK-së, dhe të mos vazhdonte lufta nga të gjallët të cilët ju do të dëshironit qe të mos e ishin sot, vetëm pse nuk mendojnë njësoj politikisht?! Lavdi Dëshmorëve, respekt për bashkëluftëtarët!