Dy femra dhe një mashkull janë arrestuar në Prishtinën nën dyshimin se të njëjtit kanë rrëmbyer me forcë një person.
Policia njofton përmes raportit 24 orësh se lidhur me këtë rast, njësitet policore janë në duke kryer hetime intensive.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari (mashkull) është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raport, transmeton Klankosova.tv.