Në fillim të kësaj jave, forcat e sigurisë së Kievit publikuan audion e një bisede midis një çifti rus, të cilët tashmë janë identifikuar si Roman Bykovsky dhe Olga Bykovskaya. Në atë regjistrim gruaja dëgjohet duke i dhënë leje burrit të saj ushtar për të përdhunuar gratë ukrainase gjatë pushtimit.Në regjistrimin 30 sekonda, gruaja i bën të qartë se ai ka leje për aq kohë sa ai nuk i thotë asgjë dhe përdor masa mbrojtëse. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës që publikoi regjistrimin shkruan: “Gratë e pushtuesve rusë lejojnë burrat e tyre të përdhunojnë gratë ukrainase”.Zëri i një gruaje, që besohet se është Olga Bykovskaya, thotë: “Pra, po, bëje atje. Me gratë ukrainase atje. Për t’i përdhunuar. Po mos më thuaj gjë, e kupton”, shton ajo duke qeshur.
Më pas dëgjohet zëri i një burri, që besohet se është i Roman Bykovskit: “Aha. Atëherë duhet të përdhunoj dhe të mos të them asgjë”.
“Po, pra nuk duhet të di asgjë”, – përgjigjet gruaja. Qeshin të dy dhe me pas ajo shton: “Pse po pyet?”
“A mundem me të vërtetë?” – pyet ai. “Po, do të lë ta bësh. Thjesht përdor mbrojtje”, – përgjigjet ajo.
Biseda përfundon me një “ok” nga Roman Bykovsky.
Gazetarët “Radio Liberty” zbuluan se dy numrat e telefonit ishin të lidhur me dy llogari në rrjetin social rus “VKontakte”, që i përkisnin 27-vjeçarit Roman Bykovsky dhe gruas së tij Olga Bykovskaya, të dy me origjinë nga Oreli në Rusi.
Gazetarët gjurmuan telefonin e përfshirë në telefonatë. Llogaria e Romanit ishte e mbyllur për publikun, por gazetarët e gjetën atë në fotografitë e ngarkuara nga një prej miqve të tij.
Ata mësuan se Roman tani është pjesë e Regjimentit të 108-të të Sulmit Ajror të Gardës Ruse një njësi e njohur për përfshirjen e saj në aneksimin e Krimesë në vitin 2014.
Çifti ishte zhvendosur në Krime në 2018-ën. Nga ana tjetër, llogaria e Olgës ishte e hapur derisa u bllokua më 13 prill. I kontaktuar nga gazetarët, burri mohoi se ky ishte zëri i tij, por hetuesit thonë se zëri i tij përputhej.
Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky tha se “qindra raste përdhunimi” kanë ndodhur në zonat e pushtuara nga ushtria ruse, “duke përfshirë vajza të mitura dhe fëmijë shumë të vegjël”.
Dëshmitë e ndryshme të mbledhura nga media konfirmojnë përdorimin e përdhunimit si një “armë lufte”. Një grua ukrainase tha për AFP se ajo u përdhunua nga dy ushtarë rusë kur mësuan se ajo ishte gruaja e një ushtari ukrainas. ©Marrë nga Corriere della Sera, LAPSI.al