Gjatë ditës së nesërme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë.
Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë dukshëm në rënien e temperaturave, kryesisht të atyre maksimaleve për 8-10 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.