Njëri na luftëtarët e orëve të para z. Lahi Brahimaj, ka rrëfyer ekskluzivisht për një emision të Kanal10 takimin e fundit me Heroin Luan Haradinajn.
“Luani para se të vritej ishte janari, do të thotë ka qenë në Kosovë dhe ka udhëtu në Shqipëri bashkë me Hashimin dhe Kadrinë, unë i kam përcjellë së bashku me Shkëlzenin deri në Botushë me makinë, në Botushë me një kullë të gurit që tash s’më kujtohet emri i familjarit, ka qenë edhe Musa Fetahaj i cili ishte mik me Shkëlzen Haradinajn dhe ai e kishte atë familje miq në Botushë, i kemi dërgu deri aty edhe ata mi përcjellë deri në Koshare në kufi, për të vazhduar andej. Ky ishte takimi, ndarja e fundit me Luanin dhe atëherë gjatë tentimit me hy brenda ka ra në kufi që ishte bashkë me Ramushin dhe të tjerët, vrasja e tij që ndodhi në maj“, tregoi Lahi Brahimaj.