Studentja e Fakultetit Juridik, njëherësh anëtare e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, Flora Halimi, ka thënë se ishte sulmuar nga qentë endacakë pranë këtij fakulteti.
“U nisa për në fakultet, mbarova në Qendër të Mjekësisë Familjare! Falë Zotit, iu shpëtova kafshimeve të qenve endacakë, por jo edhe lëndimeve që i mora si pasojë e përpjekje për të ikur nga ta”, ka shkruar Flora Halimi në Facebook.
Ajo tha se po cenohet integriteti fizik e mental, pasi, sipas saj, komuna dhe shteti janë duke qëndruar indiferentë ndaj këtij rreziku që po kanos jetën e qytetarëve.
“Atëherë nëse keni ndonjë këshillë apo udhëzim se si të menaxhohet frika në këto raste, mjetet praktike adekuate që duhet përdorur për vetëmbrojtje atëherë ju lutem mos hezitoni me i nda me neve”, ka shkruar tutje ajo.