Disa të burgosur kanë vendosur të rrëfehen në televizion për eksperiencat e gabuara të jetës. Ata tashmë shprehen të penduar dhe presin lirimin nga burgu për të rifilluar jetën nga e para.
Me veprimet e tyre ata ja hoqën vetes lirinë. Shumë prej tyre prej vitesh kalojnë jetën në qelitë e errëta të burgut.
Mes pendesës dhe fajit ata ndajnë copëza kujtimesh nga jeta e tyre.
Në burg netët duken më të gjata dhe më të ftohta.
Aty mund të bashkëbisedosh vetëm me veten, por është rasti më i mirë që të pendohesh dhe të reflektosh.
Shumica nga ta pretendojnë se vrasjet por edhe grabitjet i bënë për të mbrojtur apo furnizuar familjen, por tash e pranojnë që familja më së shumti e vuan qëndrimin e tyre prapa grilave.
Hajriz Gashi nga Skenderaji prej 13 vitesh është duke qëndruar në vuajtje të dënimit në burg. Ai akuzohet për vrasje dhe pesë plagosje.