Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka folur për aktivitetin e tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lushtaku, i cili është ndër themeluesit e UÇK-së, thotë se grupet e para në Shqipëri u dërguan për stërvitje me urdhër të qeverisë së Bujar Bukoshit.
Nuk e di nëse urdhrin e ka dhënë Ibrahim Rugova, por ishte koha e LDK-së ku pak a shumë të gjithë shqiptarët e Kosovës ishin në Lidhjen Demokratikë sepse kanë qenë dy rrugë. O me LDK-në o me Serbinë. Edhe unë vet kam qenë në LDK bashkë me familje”, tha ai në Rtv Dukagjini.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës thotë se ka dëgjuar për FARK-un, por nuk ka takuar ndonjë ushtarë t’i ketë thënë që është pjesë e atij grupi.
“Adem Jashari ka qenë komandant i të gjithë neve. Në Drenicë LDK-ja e asaj kohe ka qenë përkrahë neve dhe na ka ndihmuar. Edhe ne kemi qenë krah tyre dhe i kemi ndihmuar. Në Drenicë nuk ka pasur FARK dhe ushtri tjetër pos UÇK-së”.
Lushtaku thotë se komunikimet me LDK-në dhe Ibrahim Rugovën asnjëherë nuk kanë munguar por sipas tij, Rugova me kohë kishte zgjedhur rrugën paqësore e që këta nuk kanë qenë dakord me atë rrugë, përcjell Telegrafi.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës thotë se edhe me Gani Gecin ka pasur raporte të mira deri në momentin kur është vra Abedin Rexha-Sandokani.