Emri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është lakuar sot në raportimet e mediave gjermane.
Sipas mediave në Gjermani theksohet se sot Policia Federale ka shoqëruar kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, pas një mosmarrëveshje për bartjen e maskës kundër COVID-19, në avionin e “Lufthansa”.
“Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa, gjatë valës së katërt të pandemisë së koronavirusit. Kryeministri shqiptar nuk ka dashur të mbajë maskën. Kur erdhi piloti dhe nuk arriti të zgjidhë konfliktin, më pas erdhi policia federale”, u tha në raportim.
Karshi kësaj ngjarjeje ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, duke thënë se shkelja e ligjit nuk njeh status shoqëror në Gjermani.
“Në Ballkan ligji themelor është: të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat. Në Gjermani nein. E shkelë ligjin ( vendosjen e maskës p.sh.), hiç nuk t’i kqyrin letrat, a je kryeministër a sa i gjatë je, të nxjerrin prej aeroplanit dhe drejt e n’stacion t’xhanarisë”, ka deklaruar Latifi në ‘Facebook’-un e tij.