Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca sot ka bërë Homazhe në Sllovi të Lipjanit në 23 vjetorin e masakrës në këtë fshat.
Më 15 prill 1999 në Sllovi të Lipjanit Serbia pushtuese masakroi 45 shqiptarë dhe i plagosi 16 të tjerë. Paramilitarët serbë plaçkitën dhe dogjën shtëpitë e tyre.
Një ditë më parë, më 14 prill, në Rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, ushtarët e policët e Serbisë masakruan e vranë edhe 31 banorë të asaj ane. Dhimbje të vazhdueshme që zemrat tona të thyera nuk do t’i harrojnë asnjëherë.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës!