Komuna e Prishtinës ka filluar disa punë në lagjen Dardania. Një ndër to është rregullimi i shkallëve te Posta e madhe.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu ka publikuar pamje që tregojnë se shkallët e shkatërruara ndër vite kanë marrë pamje tjetër.
“Sot nga afër përcjella punimet në lagjen Dardania dhe kujtova disa nga momentet e fëmijërisë që kam kaluar aty.
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim ka filluar trajtimin e lagjes Dardania dhe punë të mira si kjo me shkallët e Kroit të Bardhë, do të ketë në vazhdimësi” thuhet në njoftimin e Musliut./Indeksonline