Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK, Ramush Haradinaj kujton ndarjen nga jeta të vëllait të tij, Enver Haradinaj, i vrarë pas luftës në Kosovës.
Pesë javë pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër dhe u transferua në burgun e Hagës, Enveri u ekzekutua me armë zjarri në një pritë. Ishte 15 prill 2005, kur Enveri po udhëtonte nga shtëpia e prindërve të tij në Gllogjan për në qytetin e Pejës, i shoqëruar nga një mik.
Sipas mikut të tij, një Audi i kuq 80 kaloi pranë automjetit të Enverit, në afërsi të fshatit Rausic, dhe një nga pasagjerët qëlloi disa herë.
Enveri u plagos rëndë dhe po atë pasdite humbi jetën në moshën 25-vjeçare, raporton Gazeta Papirus
Ai kishte qenë luftëtar i UÇK-së në luftën e 1998-1999, gjatë së cilës u plagos rëndë në këmbë çka i shkaktoi probleme në vitet e mbetura të jetës.
Përveç Enverit, gjatë luftës Ramush Haradinaj humbi edhe dy vëllezër të tjerë Luanin dhe Shkëlzenin.
Në prill 2005 Haradinaj mori leje nga Haga për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Enverit.
Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine.
Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri.
Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhëtisht.
/Gazeta Papirus/